ISAJ Tasim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1906, në Podgoran, Përmet. Më 23 korrik 1957, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut», «agjitacion e propagandë» dhe «kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit», me 15 vjet burg, , konfiskimin e pasurisë, dhe humbjen e së drejtës elektorale për katër vjet. Liruar më 6 maj 1965. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 5-6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]