ISLAMAJ Zabit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Peshkopi. Arrestuar më 2 korrik 1947. Më 3 dhjetor 1947, me vendim nr. 266, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi «se ka qenë anëtar i një organizate tradhtare duke u vënë në shërbim të Sillogut grek dhe ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 36.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]