(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1915, në Prishtinë. Më 23 janar 1951, me vendim nr. 6, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor «se ka ardhur në Shqipëri me diversantët», dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 17 korrik 1954, me vendim nr. 189, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «kalim të paligjshëm të kufirit të shtetit mbetur në tentativë», dhe e dënoi me 5 vjet burg. Duke i bashkuar dhe vitet e mbetura nga dënimi i parë, u dënua përfundimisht me 17 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 46-47; F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 429-430.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit