ISMAILI Resmije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1938, në Leskovik. Është dëbuar për motive politike. Më 14 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Kolonja në Shtyllas (Fier), prej 10 korrik 1958 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 233-234.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]