ISMAILI Tomorr
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1934, në Kolonjë. Është internuar dhe dëbuar për motive politike. Më 13 gusht 1992, me vendim nr. 15, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internim dëbimit nga Kolonja në Shtyllas (Fier), prej 10 korrik 1958 deri më 30 shtator 1991; nga këto 5 vjet internim. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 231-232.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]