ISUFAJ (çela) Çel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1895, në Rrjoll, Shkodër. Më 6 shtator 1945, me vendim nr. 205, Gjykata ushtarake Shkodër e dënoi se ka strehuar «Jup Zejnelin e Hamit Kazazin dhe ka lajmëruar organet kompetente», me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtave politike baras me kohën e dënimit. Dënimi iu ul në 5 vjet. F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 190-191.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]