ISUFI Faik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Senishtë, Pogradec. Më 25 tetor 1956, Gjykata e Tiranës e dënoi «për tradhëti ndaj atdheut», (përgatitje për t’u arratisur) me 18 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, dhe humbjen e së drejtës elektorale për dy vjet; për «agjitacion e propagandë», u dënua me 6 vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për një vit. Përfundimisht u dënua me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 21-22.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]