IVZIKU Shaqir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1935, në Grudë të Re, Shkodër. Më 19 maj 1994, Gjykata e Shkodrës vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike, më 1 korrik 1964. Sipas hetimit gjyqësor, Sigurimi i Shtetit i ngriti kurth në një tunel, ku më vonë u tha se ishte vrarë aksidentalisht. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 90-91.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]