JAÇAJ Muharrem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1893, në Berat. Më 18 gusht 1945, me vendim nr. 118, Gjykata Ushtarake Berat e dënoi «si armik i polullit, ka qenë komandant i çetës së Ballit Kombëtar me gradën toger, më vonë për aktivitet në favor të Ballit është graduar kapiten, ka përhapur [parrulla] kundër partizanëve, ka marrë pjesë në grabitjen e shtëpive. Ka grabitur, ka bashkëpunuar me tradhtarin Xh. Staravecka», me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtës elektorale dhe konfiskim pasurie. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 282.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]