JAÇE Qazim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1900, në Vakmane të Shëngjergjit (Tiranë). U arrestua më 16 mars 1946, dhe më 14 gusht 1946, me vendim nr. 403, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 5 vjet burg si «armik të popullit». U arrestua sërish më 15 mars 1951, dhe më 26 shtator të po atij viti, me vendim nr. 270, Gjykata Ushtarake Territoriale e Tiranës e dënoi me 7 vjet privim lirie për «strehim të të arratisurve». F. 1, V. 2014, D. 14, f. 22-23.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]