JACELLI Qamile
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1895, në Stopekë. U dënua për motive politike. Më 8 korrik 1992, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit, nga rrethi i Pogradecit në rrethin e Krujës, prej datës 30 tetor 1945 deri më 30 qershor 1946. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 89-90.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]