JAHJAJ Jaho
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Çamëri. U arrestua më 20 tetor 1960, dhe më 12gusht 1961, me vendim nr. 52, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e moskallëzimit të krimit kundër shtetit» dhe e dënoi me 6 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet si dhe për «krimin e agjitacion e propagandës» me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. Përfundimisht u dënua me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 297-298.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]