(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1935, në Rrëshen. Është internuar për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirdita në Berat dhe Tepelenë, prej gusht 1948 deri më shtator 1950. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 645-646.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]