JAKU Nikoll Gjergj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Rrejë Velës, Mirditë. Arrestuar më 21 shkurt 1952. Më 24 nëntor 1952, me vendim nr. 246, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi për «strehim dhe furnizim diversantësh» me 3 vjet burg, për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» me 2 vjet burg. Përfundimisht e dënoi me 4 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 563.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]