JAKU Nikoll Jak
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1928, në Ungrej, Lezhë. Më 1948, u arratis në mal si kundërshtar i regjimit, prej të cilit edhe u vra. Më 20 korrik 1993, me vendim nr. 292, Gjykata Lezhë vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për arsye politike nga forcat e diktaturës më 10 maj 1950. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 216-218.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]