(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1886, në Konispol. U arrestua më 15 prill 1951, dhe më 9 tetor të po atij viti, me vendim nr. 65, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë dhe strehim e furnizim të të arratisurve» dhe e dënoi me 4 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për një vit kohë. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 211-212.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]