(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1943, në Mursi të Sarandës. U dënua për motive politike. Më 1 mars 1994, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Mursia e Sarandës në Selenicë të Vlorës, prej 10 korrikut të vitit 1952 deri më 30 shtator 1991. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 242-243.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]