JARECI Maksut
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1893, në Dibër. Më 31 korrik 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të të pushkatuarëve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të vdekjes së tij pa gjyq për motive politike, më 30 janar 1948, në Tiranë. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 26-27.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]