JAUPI Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Fratar, Mallakastër. Arrestuar më 5 korrik 1950. Më 31 janar 1951, me vendim nr. 31, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi se «ka qenë në rreshtat e organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar, ka marrë pjesë në krime lufte», me vdekje. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 522; Agim T. Cfiri (përmbledhës) Tefik Cfiri, Testamenti, (Tiranë: Lumo Skëndo, 2004), 216.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]