JAZENXHIU Muharrem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Vërlen, Bilisht. Më 6 maj 1950, me vendim nr. 150, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «vënie në shërbim të zbulimit të huaj» me 8 vjet burg dhe për «ndihmë të elementëve të arratisur» me 5 vjet burg dhe punë të detyruar. Përfundimisht është dënuar me 10 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 3 vjet. Vdiq në burg. F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 321-322.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]