JEGENI Haxhire
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëshortja e Haxhi Lleshit, zyrtar i lartë komunist. Lindi në Dibër. U internua bashkë me vëllezërit e saj – Hysen [shih] dhe Jusuf Jegeni [shih] dhe djalin, më 1975. Me këtë rast, i shoqi e ndau, duke zgjedhur vijën politike të luftës së klasave, në vend të familjes. Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, (Tiranë: ASD, 2008), 158.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]