(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1915, në Dibër. Ushtarak. Studioi shkollën ushtarake në Shqipëri, vazhdoi kolegjin ushtarak në Napoli dhe pastaj u diplomua në akademinë ushtarake në Modena (Itali). Më 1937, komandant i gjindarmërisë së Lezhës; më 1938, komandant i gjindarmërisë së Tiranës. Prill 1939, mori pjesë në rezistencën kundër pushtimit fashit në Durrës. Më vonë, gjatë pushtimit, shërbeu si oficer në Tetovë, Prishtinë e Gjakovë. U bashkua me forcat komuniste dhe u caktua shef i shtabit të Brigadës IV. Pas luftës, u emërua komandat i komandës ushtarake në Tetovë, por i zhgënjyer nga politika antishqiptare e regjimit komunist të Jugosllavisë ngriti zërin, por u arrestua. Pas tetë muajsh hetuesi e torturash e dërguan në Shqipëri. Doli nga burgu pas dënimit të Koçi Xoxes (1949). Nuk iu përgjigj ftesës të kthehej në ushtri. Punoi llogaritar në ndërmarrjen e ndërtimit Muhamet Gjollesha (Tiranë). U arrestua më 21 shkurt 1951, dhe u pushkatua së bashku me 21 intelektualë të tjerë, me rastin e incidentit të sajuar të bombës në ambasadën sovjetike. Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, (Tiranë: ASD, 2008), 160-62.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit