JERO Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Selanik, Greqi. Ka vuajtur 24 burg politik. Më 26 nëntor 1947, me vendim nr. 683, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi «për agjitacion e propagandë», me 5 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale. Më 10 korrik 1967, me vendim nr. 16, Gjykata Durrës e dënoi «për agjitacion e propagandë», me 16 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale. Më 10 korrik 1978, me vendim nr. 27, Gjykata Mirditë e dënoi «për agjitacion e propagandë», me 14 vjet burg dhe konfiskim pasurie. Falur me dekret më 1986. F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 240-241.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]