Jeroxhakon
Xhakon me gradë murgu. Rangu më i ulët i rendit sakramental në postin e krishterë, predikikues i kurorëzimit; tradita kishtare tregon se ata ishin ndihmës të apostujve dhe të peshkopëve. Në fillim merreshin kryesisht me ndihmën për të varfrit dhe kujdesin për vejushat. Tani në kishën katolike kemi dy lloj xhakonati: si shkallë përgatitore për meshtari, si dhe xhakonat permanent, që mbesin gjithë jetën në këtë shkallë dhe mund të jenë të martuar e të merren edhe me punë profesionale.
[cite]