Jom ha-Kipurim
(hebraisht)
Tekstualisht: Dita e pajtimit, dita e dhjetë e muajit tishri sipas kalendarit çifut, agjërimi më i rreptë, dita e pranimit të të gjitha lëshimeve, mëkateve dhe gabimeve. Jom (h)a-Kipurim është ditë e pendimit për të gjithë: për individin dhe për shoqërinë paraqet përfundimin e procesit të faljes dhe pajtimit të Izraelit. Për këtë të gjithë janë të obliguar që të pendohen dhe t’i pranojnë gabimet e veta ditën e Jom (h)a-Kipurim.
[cite]