JONUZI Zenel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Maqedoni. Më 11 dhjetor 1993, me vendim nr. 26, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internim/dëbimit nga Gostivari në Cërrik (Elbasan), prej 1961 deri më 30 shtator 1991, për çështje politike; nga këto 10 vjet kanë qenë internim. F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 300-301.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]