JUPA Sadik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1946, në Has. Është internuar për çështje politike. Me vendim nr. 28, më 18 prill 1994, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Kruma (Has) në Tepelenë, prej 10 shtator 1949 deri më 10 nëntor 1951. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 658-659.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]