(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1882, në Bez. Është internuar për motive politike. Më 11 dhjetor 1994, me vendim nr. 26, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirdita në Tepelenë, prej 10 prill 1950 deri më 19 gusht 1951. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 572-573.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]