(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1912, në Selanik, Greqi. Arrestuar më 22 korrik 1947. Më 15 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës dënoi se «ka sabotuar reformën agrare, duke ju dhënë tokë kulakëve, me qëllim që të shfaqej pakënaqësi në popull», me 2 vjet burg, punë të detyruar, dhe humbjen e të drejtave civile e politike baras me kohën e ndëshkimit. Liruar më 28 prill 1949. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 423-424.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]