KËRÇAKU Bato
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1918, në Leskovik. U arrestua më 9 shkurt 1945, dhe më 8 nëntor të po këtij viti, me vendim nr. 164, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor se «ka qenë anëtar i Ballit Kombëtar dhe sekretar i Bashkisë së Korçës» dhe e dënoi me 30 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile-politike për aq kohë. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 407-408.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]