KËRLUKU Abdyl
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1927, në Peshkopi. U ndalua më 4 gusht 1949, dhe më 11 prill 1950, me vendim nr. 145, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish më 1954, dhe më 17 korrik të po këtij viti, me vendim nr. 189, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë kundra pushtetit popullor me qëllim arratisjen në një shtet armik» dhe e dënoi me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U lirua nga burgu më 26 qershor 1967 me dekret nr. 4274, datë 20 qershor 1967, të P. K. P. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 436-437.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]