KËRMA Myrto
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1890, në Progonat të Tepelenës. Gjatë luftës luftoi në radhët e forcave të Ballit Kombëtar. U vra në përpjekje me forcat partizane. Më 23 gusht 1993, me vendim nr. 294, Gjykata e Tepelenës njohu faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike nga forcat e regjimit komunist më 28 shkurt 1944, në Qafë të Muzinës. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 18-20; F. 1, V. 2014, D. 14, f. 212- 213, Gazeta 55, 28 nëntor 2014, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]