(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1902, në Kërnajë të Tropojës. Më 18 mars 1970, me vendim nr. 5, Gjykata e Tropojës deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes për në Jugosllavi duke dhënë informata me karakter ekonomik e ushtarak» dhe e dënoi me 10 vjet burg. U dorëzua nga organet jugosllave më 9 janar 1970. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 315-316.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]