(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1908, në Tiranë. U arrestua më 20 shkurt 1951, dhe më 27 shkurt të po këtij viti, me vendim nr. 64, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë terroriste» për «propagandë kundra shtetit» për «hyrje në shërbim të spiunazhit imperialist» dhe për «nxitje lufte», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme dhe humbjen e përhershme të të drejtave civile. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 39-40.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]