KAÇURRI Qamil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1919, në Shkodër. Më 9 mars 1951, me vendim nr. 52, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krime kundra shtetit» dhe e dënoi me 6 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 196-197.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]