KACANI Abdulla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Durrës. Arrestuar më 25 mars 1952. Më 13 tetor 1952, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi se «ka bërë pjesë në një grup kundërshtar», me 8 vjet burg; si «agjent i spiunazhit jugosllav», me 7 vjet burg dhe punë të detyruar; për përgatitje për t’u arratisur në Jugosllavi, me 5 vjet burg dhe punë të detyruar; përfundimisht, u dënua me 15 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e gradës dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. U liruar më 31 gusht 1957, me kusht. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 488-489.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]