(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1902, në Tiranë. Më 23 janar 1948, me vendim nr. 31, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si «njeri me shpirt antipushtet», si «anëtar të organizatës së deputetëve në lidhje direkte me Shefqet Bejën», si njeri që «ka propaganduar e agjituar në rrethe personash të prekur dhe ka mbledhur ndihma për arkën e organizatës, me anën e së cilës do të përmbyste pushtetin popullor» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së tundshme e tëpatundshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 420-421.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]