(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1947, në Havaleas, Fier. Me vendimin nr. 97, më 17 gusht 1971, Gjykata e Fierit e deklaroi fajtor për krimin e parashikuar nga neni 239/11 të K.P dhe e dënoi me 4 vjet burg. Për krimin e parashikuar nga neni 241/1, i K.P. u dënua me 6 muaj burg. Në bazë të nenit 48 të K.P. u dënua me 4 vjet burg. Gjykata e Lartë, me vendimin nr. 887, datë 25 shtator 1971, ka ndryshuar masën e dënimit për krimin e parashikuar nga neni 239/11 të K.P dhe u dënua me 1 vit burg. Në bazë të nenit 241/1, u dënua me 3 muaj burg. Në bazë të nenit 48 të K.P. u dënua me 1 vit burg. Më 24 qershor 1976, Gjykata e Fierit e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 6 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. , FL. 330-331.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit