KADELI Mark Ndrec
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1897, në Bulshar, Mirditë. Është internuar për motive politike. Me vendim të Komisionit Qendror të Internim- Dëbimeve, është internuar nga Mirdita në Tepelenë, prej 12 maj 1951 deri më 1 tetor 1953. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 582-583.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]