(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1931, në Korçë. Më 26 mars 1953, me vendim nr. 93, Gjykata e Lartë e dënoi për «pjesëmarrje në grup kriminel dhe banda të armatosura të formuara jashtë shtetit nga anglo-amerikanët me qëllim minimin e pushtetit, spiunazh dhe agjitacion e propagandë kundër Republikës Popullore të Shqipërisë», me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 380.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]