Kadish
(aramaisht)

Formulë e shkurtër liturgjike në gjuhën aramite, për të cilën besohet se ka ndodhur në periudhën e hershme të Gaonit. Si duket funksioni burimor i kadishit ishte të sigurohet nëpërmes normave liturgjike që autoriteti i prijësve të babilonëve jeshivë (hebraisht Geonim) të jetë i pranuar nga ana e të gjitha bashkësive çifute. Në realitet, prej kohës kur në Babiloni pushoi së ekzistuari Gjykata e Madhe, hebraizmi ndërkombëtar i ka pranuar normat liturgjike të vendosura nga geonët babilonas si të vlefshme në shumë qendra, edhe pse në shumë vende nuk i kanë pranuar si gjyq meritor, edhe pse në shumë qendra kanë konsideruar se gjyqi gaon ka statut të lartë se cilido qoftë prej gjyqeve të rabinëve. Me obligueshmërinë e formulës liturgjike në të cilën madhërohet emri i Zotit: “Jigadal vejitkadash sheme raba bealma divera hirute, vejamlih malhute, vejecmah purkane…..”. (Le të madhërohet dhe le të ndriçojë emri i madh në botë, i cili krijoi sipas vullnetit të vet dhe le të rritet pushteti i Tij dhe le të lulëzojë shpëtimi i Tij….), paralajmëron ardhjen e shpejtë të Mesisë, duke përmendur Gaonin, i cili në atë kohë ka qëndruar në krye të babilonasve, ka për qëllim që i tërë Izraeli ta përmendë Gaonin në çdo lutje, që duhej të ishte hap i parë për pranimin e autoritetit të tij. Ky kadish burimor citohej para dhe pas mbrëmjes, pas lutjes së pas ditës, para mbrëmjes dhe mëngjesit të Kerijat shemes, si dhe pas lutjes së mëngjesit. Në mesjetë ishte bërë traditë që kadishi, i cili vinte pas lutjes së (mbrëmjes, mëngjesit apo të pas ditës) t’i shtohej pjesa ku bëhej fjalë që lutja të jetë e pranuar. Ky kadish quhet kadish titkabal, kurse ai para lutjes, para mbrëmjes dhe e pas ditës, si dhe ajo e para mbrëmjes dhe e mëngjesit Kerijat shema, në të citohet vetëm një kadish i shkurtër, i cili ende quhet haci kadish.

Besimi — Judaik

[cite]