Kadish jetom
(aramaisht)
“Kadishi i ankesave”. Kadishi, i cili menjëherë pas varrosjes citon njëri prej të bijve apo nipave, nëse nuk ka, atëherë atë mund ta bëjë kushdo tjetër. Kadishi, burimisht, e ka paraqitur një formulë të shkurtër liturgjike në gjuhën aramite, e cila qysh në shekullin e trembëdhjetë, në kohën e luftërave të kryqëzatave, bëhet lutje e të pashpresëve. Përmbajtja e kadishit është deklarimi i besimit në Zotin dhe pranimi i gjykimit të Tij, në bazë të parimit se njeriu është i obliguar që të shprehë falënderimin edhe për fatkeqësinë që i ndodh, ashtu siç shpreh falënderimin edhe për të mirën. I biri i të ndjerit reciton me zë: “Jitkadal vejitkadash sheme raba” (“Le të madhërohet e le të ndriçohet emri i Tij”). Kadishi recitohet duke qëndruar në këmbë, tri herë në ditë gjatë njëmbëdhjetë muajve në vitin e pikëllimit, si dhe në njëvjetorin e vdekjes.