KADIU Dudie Din
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Kurdari, Mat. U pushkatua shtatzënë nga forcat e Brigadës V, në ngjarjen që njihet si masakra e Kurdarisë, ku u vranë rreth 20 vetë dhe u dogjën dhjetra shtëpi. Më 13 mars 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për arsye politike, më 17 korrik 1944. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 850-851; Gazeta 55, 28 nëntor 2014, 17; Agim Musta, Dosjet e gjalla, (Tiranë: Sh.B. Bilal Xheferri, 1995), 165.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]