KADIU Haxhi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1875, në Burrel. Më 10 shtator 1993, Gjykata e Matit vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes pa gjyq, nga Brigada V partizane, me komandant Shefqet Peçin, në fshatin Kurdari (Mat), bashkë me 18 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një grua, më 17 korrik 1944. Më 5 gusht 1944, Manush Myftiu, zv/komisar i Brigadës V, shkruante kështu për këtë ngjarje: “Gjat një përpjekje prej gati 2 ditë me forca gjermane që vinin nga Gryka për në Lis, Kurdaria, sidomos lagja Skënderaj na goditi mbas shpine, pasi na kish lajmëruar më parë se po të luftonim me gjermanët do të na godisnin. Ne muarëm me një herë masa dhe për “raprezalje” dogjëm lagjen dhe pushkatuam 15 veta që zumë nëpër shtëpija ose rrugëve të katundit. Natyrisht kjo u bë vetëm këtu, dhe për arsye të pabesis e të tradhtis së tyre. Krerët qen Allamanajt.” AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 260-261-262- 263; Gazeta 55, 28 nëntor 2014, 17; AQSH, F. 14, V. 1944, D. 53, Fl. 45-46.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]