KADIU Vasfije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Korçë. Është internuar dhe dëbuar për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimdëbimit nga Korça në Tepelenë, Lushnjë, prej 1950 deri më 25 prill 1961. periudha 1950 – 1954 ka qenë internim. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 24-25.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]