KAFERA Asllan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1894, në Trepçë, Dibër. Arrestuar më 14 gusht 1946. Më 21 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi «si sabotator i pushtetit», me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave qytetare baras me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 310-311.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]