(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1913, në Lushnjë. Më 14 gusht 1946, me vendim nr. 341, Gjykata Ushtarake Berat e dënoi si «armik i popullit» me 30 vjet burg, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe konfiskim pasurie. Dënimi iu zbrit në 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 83-84.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]