KALAKULLA Uran
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 8 korrik të vitit 1929, në Tiranë. U arrestua më 27 maj 1961, dhe më 11 gusht 1962, me vendim nr. 113, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me vdekje pushkatim, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 3 shtator 1962, me vendim nr. 121, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e la në fuqi vendimin e mësipërm. Me dekret nr. 3572, datë 8 tetor 1962, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, iu fal jeta dhe dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie. Me dekret nr. 3603, datë 23 nëntor 1962, dënimi iu zbrit në 21 vjet e 1 muaj burg, duke llogaritur dhe kohën që kish fituar me punë. U lirua më 30 janar të vitit 1982. Pas rënies së komunizmit ai botoi disa libra me kujtime nga jeta në burg. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 202-203.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]