KALARI Baftjar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1899, në Korçë. Është dënuar me burg dhe është internuar për motive politike. Më 8 prill 1993, me vendim nr. 22, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Korça në Kamëz (Tiranë), prej 10 maj 1950 deri më 10 maj 1953. Më 27 nëntor 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të dënimit me burg për motive politike, prej 18 gusht 1949 deri më 10 maj 1950. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 288-289; 343- 344.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]