KALECI Tomor
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Starje, Kolonjë. Më 26 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi për «rrëzimin e pushtetit me violencë», me 3 vjet burg. Më 9 gusht 1975 u arrestuar përsëri. Më 4 nëntor 1975, Gjykata e Kolonjës e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, pjesës së tij, dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 809-810.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]